Tatimet bllokuan kompaninë prodhuese pa njoftim paraprak, sulmi arbitrar u firmos nga Ermal Zhegaj. Inspektori me akses te të dhënat e bizneseve dhe agjent imobiliar

May 28, 202624 views1 min read
Tatimet bllokuan kompaninë prodhuese pa njoftim paraprak, sulmi arbitrar u firmos nga Ermal Zhegaj. Inspektori me akses te të dhënat e bizneseve dhe agjent imobiliar
Emisioni Vetting, News24 Ndërsa ligji shkelet brenda zyrave qendrore, në terren pasojat janë dramatike. Më 24 prill 2026, Drejtoria e Mbledhjes së Detyrimeve të Papaguara pranë Tatimpaguesve të Mëdhenj bllokoi llogaritë bankare të kompanisë “Birra Korça” pa asnjë njoftim paraprak, ndërkohë që çështja ishte ende në proces ankimimi gjyqësor. Në këtë proces administrativ arbitrar dalin në dritë dy emra: Brunilda Llaci, drejtoreshë e kësaj drejtorie, dhe inspektori Ermal Zhegaj. Investigimi i “Vetting” zbulon fakte shqetësuese për profilin e këtyre funksionarëve. Ermal Zhegaj, ndërkohë që mban detyrën delikate të inspektorit të tatimeve dhe ka akses në të dhënat financiare të bizneseve, rezulton aktiv edhe në tregun privat imobiliar si agjent i lidhur me “Century 21 Albania”. Kjo veprimtari paralele private përbën një situatë të pastër konflikti interesi, në kundërshtim me ligjin nr. 9367/2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave”. Ky rrjet emërimesh të paqarta ka edhe një kosto të madhe financiare që rëndon mbi taksapaguesit. Sipas raporteve zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), vetëm gjatë vitit 2022 janë paguar 77.6 milionë lekë për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë për ish-punonjës të larguar padrejtësisht nga puna. Në raportin e shtatorit 2024, kjo faturë ka arritur në 216.5 milionë lekë të likuiduara, të shoqëruara edhe me 5.9 milionë lekë tarifa përmbarimore. © GjeneralKapteri Për t’u bërë pjesë e grupit "GjeneralKapteri" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi GjeneralKapteri Etiketa: bizneset Drejtoria e Tatimeve Ermal Zhegaj Sulmi i Tatimeve tatimet Vetting

Related