Dyshimet për tjetërsimin e pronave në Zvërnec, SPAK urdhëron kontrolle në Tiranë dhe Vlorë! Në ‘sitë’ ish avokati Pëllumb Petritaj dhe Redi Struga

June 1, 202615 views1 min read
Dyshimet për tjetërsimin e pronave në Zvërnec, SPAK urdhëron kontrolle në Tiranë dhe Vlorë! Në ‘sitë’ ish avokati Pëllumb Petritaj dhe Redi Struga
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar disa kontrolle në Tiranë dhe Vlorë në kuadër të hetimeve që po zhvillon për dyshimet mbi tjetërsimin e pronave në zonën e Zvërnecit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se një prej tyre është Pëllumb Petritaj ish-avokati që falsifikoi pronat për llogari të Artur Shehut. Po ashtu kontrolle janë zhvilluar edhe te Redi Struga. Struga është inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k. Kompania e Strugës i ka blerë pronat nga zotërues të tjerë, përfshirë kompaninë “SERE” të grupit Balfin. Redi Struga Redi Struga shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development” si ura lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat nga Katari, të cilët investojnë krah Kushnerit. SPAK dyshohet se po heton një skemë të gjerë të tjetërsimit të pronave në Zvërnec, ku bëhet fjalë edhe për një projekt turistik që lidhet me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan, Donald Trump. © GjeneralKapteri Te lidhura Dyshimet për tjetërsim pronash në Zvërnec, kush është Redi Struga ndaj të cilit SPAK urdhëroi kontrolle! ‘Albanian Land Development’, urë lidhëse me vëllezërit miliarderë nga Katari Franca ndalon një anije cisternë që lundronte nga Rusia, Macron: E papranueshme të anashkalohen sanksionet Dyshimet për tjetërsimin e pronave në Zvërnec, SPAK urdhëron kontrolle në Tiranë dhe Vlorë! Në ‘sitë’ ish avokati Pëllumb Petritaj dhe Redi Struga Irani ekzekuton dy persona të tjerë për protestat antiqeveritare të janarit Qëlloi me armë zjarri pasi kishte humbur skedinat, zbardhet emri i personit që terrorizoi banorët në zonën e “Ali Demit”

Related