Dhunimi ndaj protestuesit në Zvërnec, Gjykata lë në “Arrest në burg” truprojën e firmës private, Geraldo Biba

June 1, 20267 views1 min read
Dhunimi ndaj protestuesit në Zvërnec, Gjykata lë në “Arrest në burg” truprojën e firmës private, Geraldo Biba
Është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit Geraldo Biba, efektiv i policisë private, i ndaluar nga policia pas ngjarjes së ndodhur në Zvërnec më 30 maj. Seanca u drejtua nga gjyqtari Etien Isak, ndërsa prokurore e çështjes ishte Julinda Gjika. Pasi u dëgjuan palët dhe prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, gjykata vendosi të lërë në fuqi kërkesën e prokurorisë, duke caktuar ndaj të ndaluarit masën “arrest në burg”. Të shtunën qytetarë të Vlorës dhe aktivistë u mblodhën në Zvërnec për të kundërshtuar projektin e resortit në një zonë të diskutueshme. Aty protestuesit hasën dhunë e rojeve të kompanisë privat “Major Security” e kontraktuar nga kompania që po kryen punimet në Zvërnec. Një prej qytetarëve u dhunua nga Geraldo Biba dhe u mor zvarrë prej tij dhe nga truprojet e kompanisë private të sigurisë, të cilës iu hoq licenca. Geraldo Biba © GjeneralKapteri Te lidhura Irani pezullon komunikimet me SHBA-në pas sulmeve izraelite në Liban Lidhjet me Epstein, publikohen dokumente të reja për emërimin e ambasadorti britanik Peter Mandelson në Uashington Thashethemet për Real Madridin, Rodri nuk e mbyll derën: E kuptoj, por do ta shohim pas Kupës së Botës Dhunimi ndaj protestuesit në Zvërnec, Gjykata lë në “Arrest në burg” truprojën e firmës private, Geraldo Biba PSG fitoi Champiosin e dytë radhazi, Doue: Jam pa fjalë! Që tani po mendoj për të tretin dhe kam besim se do ta marrim

Related