Avokati i Popullit nis hetimin e veprimeve të policisë ndaj protestuesve/ Takon aktivistët e proceduar

June 18, 202614 views1 min read
Avokati i Popullit nis hetimin e veprimeve të policisë ndaj protestuesve/ Takon aktivistët e proceduar
Avokati i Popullit, Endrit Shabani, priti sot një grup aktivistësh të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar dhe ndaj të cilëve, policia ka nisur procedime penale. Mbi bazën e ankesës së tyre, institucioni ka nisur verifikimin e veprimeve të deritanishme të policisë. Aktivistët pretendojnë se procedimet ndaj tyre janë të pabazuara dhe synojnë dekurajimin e të drejtës së tyre për të protestuar. Avokati i Popullit po vlerëson nëse këto veprime të policisë përmbushin parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Nenit 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “E drejta për të protestuar paqësisht është e drejtë themelore dhe duhet garantuar me çdo kusht. Kur policia procedon qytetarë vetëm sepse protestuan, barra e provës nuk është tek protestuesit por te policia, e cila duhet të vërtetojë që ata realisht kanë shkelur ligjin”,-deklaroi Shabani. Avokati i Popullit do të vijojë hetimin administrativ ndaj sjelljes së policisë për tu siguruar se në çdo rast e drejta për tubim të mos cenohet. © GjeneralKapteri Për t’u bërë pjesë e grupit "GjeneralKapteri" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi GjeneralKapteri Etiketa: avokati i popullit

Related