“Ballukut nuk i kishin mjaftuar 300 apartamente!”- Protesta e 19-të, aktivisti: Nga vilat në jug, Belinda do përfundoj me një dhomë në burgun e Pogradecit

June 18, 202620 views2 min read
“Ballukut nuk i kishin mjaftuar 300 apartamente!”- Protesta e 19-të, aktivisti: Nga vilat në jug, Belinda do përfundoj me një dhomë në burgun e Pogradecit
Në protestën e 19-të qytetare në Tiranë, ku protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, aktivisti Edison Lika ka përmendur edhe ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për disa vepra penale. “Do e bëjmë edhe atë thirrjen për atë ish-zv.kryeministren që kemi dëgjuar se i ka shkuar përsëri emri për t’u paraqitur aty te dyert me kangjella: Rama në burg, Belinda në burg”, tha ai. Më tej, aktivisti vijoi me akuza ndaj Ballukut, duke deklaruar se asaj nuk i kanë mjaftuar 300 apartamente, siç ka rezultuar nga hetimet, por ka edhe vila në jug të vendit. “Duket se zonjës në fjalë nuk i kishin mjaftuar 300 apartamente. Na dolën përsëri informacione se paska edhe vila në jug”, tha ai, ndërsa shtoi se nisur nga hetimet e tjera ndaj Ballukut, ajo “do të përfundojë me një dhomë në burgun e Pogradecit.” Aktivisti Edison Lika: Do e bëjmë edhe atë thirrjen për atë ish-zv.kryeministren që kemi dëgjuar se i ka shkuar përsëri emri për t’u paraqitur aty te dyert me kangjella: Rama në burg, Belinda në burg. Duket se zonjës në fjalë nuk i kishin mjaftuar 300 apartamente. Na dolën përsëri informacione se paska edhe vila në jug, por siç duket, kështu si po shkon, nga vilat në jug dhe apartamentet në Tiranë, do të përfundojë me një dhomë në burgun e Pogradecit. Një mesazh për drejtësinë, shqiptarët nuk mjaftohen më vetëm me burgosjen e politikanëve, nëse pasuritë nuk konfiskohen dhe nuk u kthehen njerëzve, burgosja nuk mjafton. A e dini pse nuk mjafton, e patë burgun e Peqinit si ishte, si hotel me 5 yje. © GjeneralKapteri Te lidhura “Ballukut nuk i kishin mjaftuar 300 apartamente!”- Protesta e 19-të, aktivisti: Nga vilat në jug, Belinda do përfundoj me një dhomë në burgun e Pogradecit “Rama në burg, Berisha në burg”- Përpalsja para selisë së PD, mbështetës demokratë iu kthehen protestuesve: Opozitë e shitur Protestuesit rrethuan Parlamentin, aktivisti Arben Kola: Ishte paralajmërim dhe test, këta horrat ta kuptojnë që ne do t’i hedhim në koshin e mbeturinave! “Dorëzoni mandatet!”- Protesta e 19-të për dorëheqjen e Ramës, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Poshtë qeveria! “PE dha mesazh të rëndësishëm”- Aktivistja: Qëllimi i protestave tona shumë i fortë, ligji për zonat e mbrojtura çoi në konflikt mjedisor dhe social

Related