Zjarr në aksin Kukës-Gostil/ Digjet një sipërfaqe me bar dhe shkurre, probleme edhe me qarkullimin

June 18, 202612 views1 min read
Zjarr në aksin Kukës-Gostil/ Digjet një sipërfaqe me bar dhe shkurre, probleme edhe me qarkullimin
Një zjarr përgjatë aksit rrugor Kukës-Gostil ka djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bar të thatë, shkurre dhe ferra. Tym i dendur u përhap në segmentin rrugor, duke krijuar vështirësi të përkohshme për drejtuesit e mjeteve. Zjarri, i cili u shfaq pak minuta më parë, rrezikonte të përhapej me shpejtësi për shkak të bimësisë së tharë në të dy anët e rrugës, temperaturave të larta dhe erës që favorizonte avancimin e flakëve. Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit zjarrfikës, flakët u vunë nën kontroll dhe u shuan pa lejuar përhapjen e tyre drejt zonave të tjera. Qarkullimi i automjeteve në këtë aks nuk u ndërpre, megjithëse drejtuesit e mjeteve u detyruan të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të tymit në rrugë. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura gjatë kësaj periudhe, pasi temperaturat e larta dhe thatësira rrisin ndjeshëm rrezikun e përhapjes së flakëve.   © GjeneralKapteri Për t’u bërë pjesë e grupit "GjeneralKapteri" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi GjeneralKapteri Etiketa: kukes shkurre zjarr

Related