Përfundon protesta e 18-të, mijëra qytetarë mbyllin marshimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!

June 17, 202635 views1 min read
Përfundon protesta e 18-të, mijëra qytetarë mbyllin marshimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
Ka përfunduar protesta e 18-të qytetare në Tiranë, pas disa orësh qëndrimi para kryeministrisë dhe marshimit në rrugët kryesore të kryeqytetit. Mijëra qytetarë, pasi nisën marshimin nga zona para Kryeministrisë, vijuan lëvizjen drejt “Vasil Shantos”, më pas drejt zonës së “Pallatit me Shigjeta”, “21 Dhjetorit” dhe rrugës së Kavajës, për t’u rikthyer më pas në sheshin “Skënderbej”, ku edhe u mbyll tubimi. Gjatë gjithë marshimit, protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa mesazhi kryesor i përsëritur ka qenë “Rama jep dorëheqjen!”. U dëgjuan edhe thirrje të tjera të protestës, “Revolucion”, “Poshtë patronzhistët”, si edhe “Rama në burg, Berisha në burg”. Përveç thirrjeve politike, në rrugët e Tiranës nuk kanë munguar edhe këngët patriotike, ndërsa qytetarët kanë parakaluar me flamuj dhe pankarta në duar. Protesta e sotme nisi me grumbullimin e qytetarëve para kryeministrisë, ku për disa orë u mbajtën fjalime nga protestues, studentë, aktivistë dhe pensionistë, përpara se turma të niste marshimin nëpër kryeqytet. Në përfundim të tubimit, protestuesit kanë bërë thirrje që protesta të vijojë edhe në ditët në vazhdim. “Nesër më shumë”, ka qenë thirrja e tyre nga sheshi. © GjeneralKapteri Te lidhura Përfundon protesta e 18-të, mijëra qytetarë mbyllin marshimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! Kontrastet e Botërorit, çfarë ndodhi në javën e çmendur Trump: Memorandumi mes SHBA dhe Iranit do të nënshkruhet brenda 48 orëve, marrëveshja është finalizuar VIDEO/ “Nesër më shumë!”- Mijëra qytetarë marshojnë nga kryeministria drejt Pallatit me Shigjeta, thirrje në kor: Edi Rama ka mbaruar! Statistikat zhgënjyese/ Kristiano Ronaldo 10 ndeshje radhazi pa shënuar, Portugalia kthehet 22 vite pas

Related