LIVE/ “Shqipëria e re!”- Sot protesta e 12-të kundër qeverisë, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!

June 11, 202616 views2 min read
LIVE/ “Shqipëria e re!”- Sot protesta e 12-të kundër qeverisë, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen!
Pas protestave masive të zhvilluar deri më tani një ditë më parë, qytetarët pritet të rikthehen sërish sot në shesh për ditën e 12-të radhazi të tubimeve kundër qeverisë. Protesta, e cila nisi si kundërshtim ndaj projekteve të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, është shndërruar tashmë në një lëvizje më të gjerë qytetare, ku kërkesat kryesore mbeten ndalimi i ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama së bashku me kabinetin qeveritar. Ndërkohë, protesta ka kapërcyer kufijtë e Tiranës, duke gjetur mbështetje edhe në qytete të tjera të vendit, si dhe mes shqiptarëve të diasporës, të cilët kanë organizuar tubime solidarizuese në vende të ndryshme të Europës. Dita e djeshme shënoi pjesëmarrjen më të madhe qytetare që nga nisja e protestave. Pas fjalimeve dhe thirrjeve përpara Kryeministrisë, mijëra qytetarë marshuan për disa orë në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën deri afër mesnatës. Ashtu si në ditët e mëparshme, edhe sot pritet të dëgjohen sloganet që janë kthyer në refren të përditshëm të protestës: “Rama jep dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Shqipëria e re”. © GjeneralKapteri Te lidhura VIDEO/ “Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës”- Influencerja me jastëk me vete: Tepsia do kurban, kryeministrin dhe Berishën! Kupa është mbushur LIVE/ “Shqipëria e re!”- Sot protesta e 12-të kundër qeverisë, qytetarët rikthehen në shesh: Rama jep dorëheqjen! VIDEO/ “Rama do dorëhiqet sepse populli e urren”- Flet i riu që filmoi dhunën në Zvërnec: E kanë shkatërruar Shqipërinë, protesta i ka dhënë shuplakë të madhe politikës dhe pushtetit “Rama tallet me popullin!”- Protesta për rrëzimin e qeverisë, ish-oficeri i policisë: Kryeministri është bërë mbret, në vend që të jetë shërbëtor! Rinia të mos dorëzohet VIDEO/ “Rama do rrëzohet se s’bën, s’e duan 6 mln shqiptarë”- Aktivisti mesazh para nisjes së protestës: Presim mbështetje edhe më të madhe, jemi kundër kupolës së partive! Do vijnë 20 mijë emigrantë

Related