Rritja e çmimit të çipave prek edhe produktet e “Apple”/ Cook: Është e pashmangshme

June 18, 20269 views1 min read
Rritja e çmimit të çipave prek edhe produktet e “Apple”/ Cook: Është e pashmangshme
“Apple” pritet të rrisë çmimet e produkteve të saj, pasi përballet me një rritje të ndjeshme të kostove të çipave të memories, komponentë thelbësorë për pajisjet inteligjente. Lajmi është konfirmuar nga drejtori ekzekutiv në largim i kompanisë, Tim Cook, i cili deklaroi se rritja e çmimeve është “e pashmangshme” për shkak të paqëndrueshmërisë së tregut të këtyre çipave. Megjithatë, Cook nuk specifikoi se kur do të hyjnë në fuqi çmimet e reja dhe as cilat produkte do të preken. Ende nuk dihet nëse ndryshimet do të ndikojnë edhe te modeli i ardhshëm i iPhone 18, që pritet të prezantohet në muajin shtator. Çipat e memories janë një element kyç në funksionimin e telefonave inteligjentë dhe pajisjeve të tjera elektronike. Sipas raportimeve, kërkesa në rritje për teknologjitë e inteligjencës artificiale ka ushtruar presion mbi furnizimin global, duke çuar në rritjen e çmimeve të tyre. Në të njëjtën kohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Apple ka rënë dakord të bashkëpunojë me prodhuesin e çipave Intel për prodhimin e çipave në territorin amerikan. Në një postim në platformën Truth Social, ai u shpreh se mbështetja për Intel synon forcimin e prodhimit vendas dhe zhvillimin e industrisë së çipave në Shtetet e Bashkuara. Nëse planet e Apple zbatohen, konsumatorët mund të përballen me çmime më të larta për një pjesë të produkteve të kompanisë në muajt në vijim.     © GjeneralKapteri Për t’u bërë pjesë e grupit "GjeneralKapteri" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi GjeneralKapteri Etiketa: apple cipat

Related