VIDEO/ Protesta e 12-të për largimin e qeverisë, qytetarët nuk ndalin marshimin! Mijëra njerëz drejt Astirit

June 11, 202627 views1 min read
VIDEO/ Protesta e 12-të për largimin e qeverisë, qytetarët nuk ndalin marshimin! Mijëra njerëz drejt Astirit
Vijon protesta e qytetarëve në Tiranë, ku mijëra pjesëmarrës kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit pas qëndresës para kryeministrisë për disa orë. Turma e protestuesve është zhvendosur në disa akse kryesore të qytetit, ndërsa aktualisht lëvizja po vijon në drejtim të zonës së Astirit. Gjatë gjithë marshimit nuk kanë munguar thirrjet dhe pankartat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e tij. “Rama jepe dorëheqjen, Rama jepe dorëheqjen, Rama jepe dorëheqjen”, vijon të jetë thirrja kryesore e qytetarëve. Protestuesit janë parë duke lëvizur në grupe të organizuara, ndërsa prania e tyre ka sjellë ngadalësim të qarkullimit në autostradën që të çon nga ish-sheshi Shqiponja drejt Astirit. © GjeneralKapteri Te lidhura VIDEO/ Protesta e 12-të për largimin e qeverisë, qytetarët nuk ndalin marshimin! Mijëra njerëz drejt Astirit Trump: Kemi arritur marrëveshjen me Iranin, do e shpallim së shpejti! Ngushtica e Hormuzit do hapet menjëherë VIDEO/ Nga kryeministria drejt ish-sheshit Shqiponja, mijëra protestues që kërkojnë dorëheqjen e Ramës vijojnë marshimin: Ju erdhi fundi! VIDEO/ Mijëra shqiptarë në ditën e 12-të të protestës dhe marshim kilometrik rrugëve të Tiranës: Edi Rama ka marrë fund! VIDEO/ Nis magjia e Botërorit, shikoni golin e parë të eventit të shënuar nga Meksika!

Related