“Sillet si i sëmurë psikik dhe tallet!”- Protesta e 12-të, qytetarja: Populli ynë nuk meriton të përfaqësohet nga Zegjineja me shokë dhe ky kryeministër

June 11, 202618 views1 min read
“Sillet si i sëmurë psikik dhe tallet!”- Protesta e 12-të, qytetarja: Populli ynë nuk meriton të përfaqësohet nga Zegjineja me shokë dhe ky kryeministër
Në protestën e 12-të të qytetarëve në Tiranë, një protestuese u shpreh se qytetarët shqiptarë meritojnë përfaqësues të ndershëm, dhe jo deputetë si socialistja Zegjine Çaushi. Po ashtu, ajo kritikoi edhe kryeministrin, për të cilin tha se sillet si i sëmurë psikik, tallet dhe imiton dhe që e ka kthyer shtetin në teatër personal. “Ky popull meriton të përfaqësohet nga burra e gra të ndershëm, jo nga Zegjineja me shokë, jo nga një kryeministër që sillet si i sëmurë psikik, që tallet dhe imiton, që e ka kthyer shtetin në teatër personal”, tha ai. Ajo solli në vëmendje edhe gjendjen e spitaleve, ku tha se qyetarët vdesin nga mungesa e ilaçeve. “Kur nënat tona vdesin për ilaçe, ai bën karagjozin. Ne jemi këtu bashkë, jemi këtu për çdo nënë që vdiq me sytë nga dera e shtëpisë bosh”, tha ajo. © GjeneralKapteri Te lidhura “Sillet si i sëmurë psikik dhe tallet!”- Protesta e 12-të, qytetarja: Populli ynë nuk meriton të përfaqësohet nga Zegjineja me shokë dhe ky kryeministër VIDEO/ “Nuk do lejojmë të bëhet tjetër ‘97-të”- Ish-efektivi emigrant mesazh protestuesve: Do nisemi në këmbë nga Vlora në Tiranë për t’u bashkuar, edhe nëse duhet të sakrifikohem VIDEO/ “Belinda në burg”- Mijëra qytetarë në protestën para kryeministrisë: Kush ka bërë korrupsion të përfundojë në qeli! Rama jep dorëheqjen Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon heqjen e “non gratës” për Sali Berishën Mijëra qytetarë në Bulevard për largimin e kryeministrit, pankarta me mesazhe kundër klasës politike: Përvjetori i 35 viteve korrupsion! Rama n’burg, Berisha n’burg

Related