Protestuesit në Tiranë: Kryeministri ka thirrur antimiting në 17:30, ka shantazhuar administratën me bukën e gojës! Ata vijnë nesër, por me kokën ulur, me detyri

June 11, 202617 views2 min read
Protestuesit në Tiranë: Kryeministri ka thirrur antimiting në 17:30, ka shantazhuar administratën me bukën e gojës! Ata vijnë nesër, por me kokën ulur, me detyri
Në protestën e 12-të, protestuesit poshtë zyrës së Ramës në Kryeministri, kanë akuzuar qeverinë për presion ndaj administratës dhe kanë bërë thirrje që punonjësit të mos marrin pjesë në antimitingun në orën 18:00 ditën e nesërme, ku Partia Socialiste do të festojë ditëlindjen e saj të 35-të në Sheshin “Italia” në Tiranë. “A e dini përse e ka lënë mitingun në 17 e 30 mitingun kryeministri, sepse në orën 18: 30 do të jenë të gjithë këtu do bashkohen këtu. Ne nesër do t’i tregojmë se jemi më shumë dhe madje do i marrim edhe ata që i nis me pagesë nga qytetet e tjera. Çdo njeri që niset nesër për të ardhur në antimiting vjen me kokën ulur, sepse e di dhe zemra i thotë që duhet të jetë me ne. Kam një thirrje për të gjithë administratën që me detyrim do të duhet të jenë nesër, Braktiseni atë kryeministër dhe bashkohuni me popullin,” tha nje protestues, “Nesër pritet të organizohet një antimiting, ku të gjithë punonjësit e administratës janë të detyruar të marrin pjesë. Ju lutem, të mos biem pre e provokimit të një kryeministri që i do shqiptarët kundër njëri-tjetrit. Ata janë shqiptarët tanë të mirë, por jo të lirë. Jemi këtu për t’i çliruar edhe ata. Mos bini pre e provokimit, jemi këtu për një protestë paqësore, për një shtet që nuk të shantazhon me bukën e fëmijëve. Jemi këtu edhe për punonjësit e administratës të detyruar që nesër do të fshehin fytyrën për të mos dalë në foto. Jemi këtu edhe për ta, jemi këtu për ta çliruar Shqipërinë nga ky kryeministër autokrat që i shantazhon njerëzit me bukën e gojës. Shqiptarët janë këtu edhe për ata, mos bini pre e provokimeve. Shqiptarët janë këtu edhe për ata, mos bini pre e provokimeve.”, tha nje tjetër. © GjeneralKapteri Te lidhura VIDEO/ “Nuk ka non grata që na gënjen, populli nuk ju do”- Protestuesit nga sheshi: Edi Rama, shko bëhu kryeministër në një vend tjetër! Protestuesit në Tiranë: Kryeministri ka thirrur antimiting në 17:30, ka shantazhuar administratën me bukën e gojës! Ata vijnë nesër, por me kokën ulur, me detyri VIDEO/ “Braktiseni kryeministrin në antimitingun e nesërm”- Qytetari thirrje administratës: SPAK të hetojë Ramën për lejen e ndërtimit që ka dhënë për Zvërnecin! “Rama jepe dorëheqjen”- Revolta qytetare për largimin e kryeministrit, agjencia ndërkombëtare “Reuters” transmeton live protestën në Tiranë VIDEO/ “Ky është Botërori ynë, mos u dekurajoni”- Gazetari Osman Stafa: Onkologjiku s’ka ilaçe, Rama ndërton 4,3 mln euro kopshtin “Eden”! Ky popull s’e meriton qeverinë që ka

Related