“Rama tallet me popullin!”- Protesta për rrëzimin e qeverisë, ish-oficeri i policisë: Kryeministri është bërë mbret, në vend që të jetë shërbëtor! Rinia të mos dorëzohet

June 11, 202612 views1 min read
“Rama tallet me popullin!”- Protesta për rrëzimin e qeverisë, ish-oficeri i policisë: Kryeministri është bërë mbret, në vend që të jetë shërbëtor! Rinia të mos dorëzohet
Mes qytetarëve që i janë bashkuar protestës kundër qeverisë ishte edhe një ish-oficer policie, i cili tha se ka dalë në shesh për të kërkuar largimin e qeverisë. Ai u shpreh kritik ndaj kryeministrit, duke deklaruar se sillet si “mbret” dhe jo si shërbëtor i popullit. “Unë jam i majtë, por ai, Rama, tallet me popullin”, u shpreh protestuesi. Në fjalën e tij, ai apeloi që të rinjtë të vijojnë protestat, duke i konsideruar ata si forcën kryesore që mund të sjellë ndryshimin, ndryshe, sipas tij, Shqipëria merr fund.   “Unë kam qenë oficer policie, kam dalë në protestë që të largohet kjo qeveri, se u bënë mbretër. Janë mbretër, në vend që të jetë shërbëtor i popullit, ai tallet me popullin. Unë jam i majtë, por ai, Rama, tallet me popullin. Po nuk pati kjo protestë një produkt, përfundimisht Shqipëria merr fund. Kjo, sipas mendimit tim, po nuk pati rezultat kjo protestë, Shqipëria është në skëterrë. Këtë do e bëjë rinia dhe vetëm rinia. Siç e ka nisur, të mos e lërë deri në fund”, tha ai. © GjeneralKapteri Te lidhura “Rama tallet me popullin!”- Protesta për rrëzimin e qeverisë, ish-oficeri i policisë: Kryeministri është bërë mbret, në vend që të jetë shërbëtor! Rinia të mos dorëzohet VIDEO/ “Rama do rrëzohet se s’bën, s’e duan 6 mln shqiptarë”- Aktivisti mesazh para nisjes së protestës: Presim mbështetje edhe më të madhe, jemi kundër kupolës së partive! Do vijnë 20 mijë emigrantë Kosova në pritje të formimit të qeverisë, partitë politike të qarta për koalicionet! LVV: S’ka negociata para përfundimit të numërimit Magjia e Kupës së Botës 2026, superkompjuteri parashikon favoritët për ta fituar trofeun! Nga Spanja dhe Franca, te Argjentina dhe… (RENDITJA) Kupa e Botës 2026, Sekretari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së: Autoritetet garantojnë masa maksimale

Related