FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Ryanair inaugurojnë linjën e re direkte drejt Parmës

June 1, 20265 views3 min read
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Ryanair inaugurojnë linjën e re direkte drejt Parmës
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Ryanair inauguruan sot fluturimin e parë direkt mes Tiranës dhe Parmës, duke zgjeruar më tej rrjetin e destinacioneve europiane dhe duke forcuar lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Italisë. Fluturimi inaugurues u shënua me një ceremoni të veçantë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në praninë e përfaqësuesve të TIA-s dhe Ryanair si dhe pasagjerëve të fluturimit të parë. Linja e re Tiranë–Parmë është pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të operacioneve të Ryanair në Shqipëri, pas hapjes së bazës së kompanisë në Tiranë në prill 2026. Destinacioni i ri i shtohet rrjetit në rritje të fluturimeve direkte që lidhin Shqipërinë me qytetet kryesore europiane. Italia mbetet destinacioni kryesor për Shqipërinë, duke përfaqësuar mbi 40% të trafikut ndërkombëtar të vendit. Në këtë kontekst, Ryanair vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në zgjerimin e lidhjeve direkte mes dy vendeve, duke ofruar më shumë alternativa udhëtimi për pasagjerët dhe duke mbështetur zhvillimin e turizmit, biznesit dhe shkëmbimeve ekonomike. Hapja e linjës së re reflekton rritjen e vazhdueshme të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe kërkesën në rritje për lidhje të drejtpërdrejta me tregjet kryesore europiane. Investimi i Ryanair në bazën e saj në Tiranë, me katër avionë të bazuar dhe një numër të konsiderueshëm destinacionesh të reja për sezonin veror 2026, forcon më tej pozicionin e TIA-s si një nga aeroportet me zhvillimin më dinamik në rajon. Në përfundim të ceremonisë, Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional (COO) i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh: “Nisja e linjës Tiranë–Parmë përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e lidhjeve të Shqipërisë me Europën. Italia mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme për pasagjerët shqiptarë dhe zgjerimi i vazhdueshëm i rrjetit të Ryanair në TIA krijon më shumë mundësi për turizëm dhe shkëmbim ekonomik mes vendeve tona.” Ndërsa Michele Bufo, CEO i Aeroportit të Parmës, shtoi: “Lançimi i linjës së re të Ryanair drejt Tiranës përfaqëson një hap të rëndësishëm në strategjinë e zhvillimit të Aeroportit të Parmës, duke forcuar rolin e tij si portë hyrëse drejt një prej rajoneve më dinamike dhe ekonomikisht konkurruese të Italisë Veriore. Kjo linjë është në përputhje me strategjinë e Rajonit Emilia-Romagna për forcimin e lidhjeve ajrore ndërkombëtare dhe i përgjigjet marrëdhënieve gjithnjë e më të forta ekonomike, kulturore dhe turistike mes Italisë dhe Shqipërisë. Ajo krijon mundësi të reja për lëvizshmëri, zhvillim biznesi dhe rritje rajonale”. Investimi i Ryanair në bazën e saj në Tiranë vazhdon të zgjerohet, ndërsa sot kompania vendosi edhe avionin e katërt të bazuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, një zhvillim i rëndësishëm që do të mbështesë shtimin e destinacioneve të reja. Me katër avionë të bazuar dhe një numër të konsiderueshëm destinacionesh për sezonin veror 2026, Ryanair forcon më tej pozicionin e TIA-s si një nga aeroportet me zhvillimin më dinamik në rajon. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet i përkushtuar në zgjerimin e rrjetit të destinacioneve përmes partneriteteve të forta me kompanitë ajrore, duke përmirësuar vazhdimisht lidhjet ajrore dhe duke krijuar mundësi të reja udhëtimi për pasagjerët në Shqipëri dhe rajon. © GjeneralKapteri Për t’u bërë pjesë e grupit "GjeneralKapteri" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi GjeneralKapteri Etiketa: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës parma Ryanair

Related