Zyrtarisht në stinën e verës/ Parashikimi i motit për sot: Ja sa do të jenë temperaturat

June 1, 202612 views1 min read
Zyrtarisht në stinën e verës/ Parashikimi i motit për sot: Ja sa do të jenë temperaturat
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë pjesës më të madhe të ditës do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare pritet të shfaqen kryesisht në orët e para të ditës. Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë, pa krijuar probleme të veçanta. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

Related