KUJDES! 9 gabime që njerëzit bëjnë çdo mëngjes dhe që i bëjnë të palumtur gjatë ditës

May 28, 202630 views2 min read
KUJDES! 9 gabime që njerëzit bëjnë çdo mëngjes dhe që i bëjnë të palumtur gjatë ditës
Shumë njerëz nuk kanë një rutinë mëngjesi dhe shpesh zgjedhin të shtyjnë alarmin ose të fillojnë punën menjëherë. Por kjo zakonisht nuk i bën më të lumtur – në fakt, rutina e mëngjesit mund të jetë çelësi i një dite më të mirë dhe një jete më të kënaqshme. Ja 9 zakone që njerëzit e pakënaqur bëjnë pothuajse çdo mëngjes dhe që ndikojnë negativisht në gjithë ditën: Qëndrojnë në telefon sapo zgjohen Shikimi i telefonit menjëherë pas zgjimit rrit ankthin dhe prish humorin. Lajmet dhe rrjetet sociale shpesh krijojnë krahasime dhe stres që nuk janë të nevojshme. Edhe 5 minuta pa telefon mund të bëjnë një ndryshim të madh në mëngjes. Nuk hanë mëngjes Mosngrënia e mëngjesit mund të rrisë rrezikun për depresion dhe të ulë energjinë gjatë ditës. Ushqimi i shëndetshëm mëngjesi ndihmon trupin dhe mendjen të funksionojnë më mirë. Fillojnë menjëherë punën Të fillosh ditën direkt me email-e ose detyra pune shton stresin. Disa minuta për veten, për frymëmarrje ose reflektim, përmirësojnë humorin dhe fokusin. Pinë kafe para ujit Trupi ka nevojë për hidratim menjëherë pas zgjimit. Pirja e kafesë pa u pirë uji shkakton lodhje dhe ul fokusin gjatë ditës. Nuk bëjnë lëvizje fizike Edhe një ecje e shkurtër ose disa ushtrime të lehta rrisin energjinë, ul stresin dhe përmirësojnë humorin. Shtyjnë alarmet disa herë Shtyrja e alarmit nuk sjell pushim më shumë, por prish ciklin e gjumit dhe e bën zgjimin më stresues. Nuk dalin në dritë natyrale Drita e diellit në mëngjes ndihmon humorin dhe ritmin biologjik. Rrini në errësirë ose para ekranit, dhe trupi humb sinjalet e duhura për energji. Nuk e rregullojnë shtratin Rregullimi i shtratit krijon ndjesinë e kontrollit dhe një fillim më të organizuar të ditës. Një veprim i vogël, por me efekt të madh psikologjik. Fokusohen te shqetësimet Fillimi i ditës duke menduar vetëm për problemet dhe detyrimet rrit ankthin. Përqendrohuni te gjërat pozitive ose plane të thjeshta për ditën përpara se të nisni punën. Një mëngjes i qetë, i strukturuar dhe i shëndetshëm është themeli i një dite të lumtur dhe produktive. Ndryshime të vogla në rutinën tuaj mund të përmirësojnë dukshëm energjinë dhe humorin.

Related